Lukaku pëson një dëmtim, Chelsea në ethe

  • G.G /
  • 06 September 2021 - 13:20
Lukaku pëson një dëmtim, Chelsea në ethe

Romelu Lukaku ka thënë se do t’iu nënshtrohet një ekzaminimi mjekësor pas një dëmtimi në kofshe, para se të rikthehet në Chelsea këtë javë.

Sulmuesi 28-vjeçar i bëri dy paraqitje për skuadrën e Thomas Tuchel që prej rikthimit në Stamford Bridge nga Interi në një marrëveshje në vlerë prej 115 milionë eurove muajin e kaluar.

Lukaku i shënoi dy gola në fitoren e Belgjikës 5:2 kundër Estonisë të enjten dhe një gol tjetër në fitoren 3:0 kundër Republikës së Çekisë të dielën në dy ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës këtë muaj.

Ai është i pezulluar për shkak të kartonëve të verdhë për ndeshjen e së mërkurës kundër Bjellorusisë dhe do të kthehet në Londër më herët, para ndeshjes së Chelseat kundër Aston Villës të shtunën.  

Por Lukaku ka zbuluar se ka kohë që vuan nga një dëmtim i vogël në kofshe dhe nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Chelseat me Villën.

“Do ta bëj një ekzaminim në kofshën time fillimisht”, ka thënë Lukaku për HLN, pas fitores së Belgjikës kundër Republikës së Çekisë.

“Ka kohë që vuaj nga një problem i vogël. Do të kthehem në Chelsea pastaj”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)