Laporta: Koeman është shumë i motivuar

  • G.G /
  • 11 September 2021 - 13:45
Laporta: Koeman është shumë i motivuar

Javën e kaluar dolën disa raportime në lidhje me kushtet që Ronald Koeman duhet të përmbushë në mënyrë që të sigurojë një kontratë të re në Barcelonë, por presidenti i klubit, Joan Laporta ka theksuar se të gjithë në Blaugrana janë në mbështetje të holandezit.

Vetë Koeman shprehu pakënaqësi pasi mësoi për kërkesat e Laporta përmes shtypit, megjithatë presidenti i Barcelonës e bëri të qartë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

” Koeman është shumë i motivuar sepse e di që të gjithë në klub kanë shumë respekt për të. Ne duhet të shikojmë përpara, ne jemi një grup i lidhur ngushtë. Ne të gjithë po shkojmë në të njëjtin drejtim,” tha Laporta.

Të premten presidenti i UEFA -s, Aleksander Ceferin tha se nuk do ta kishte problem nëse tre klubet e Superligës Evropiane – Real Madrid, Barcelona  dhe Juventus – nuk do të ishin në Ligën e Kampionëve, por Laporta nuk është i bindur.

“Ne jemi mësuar që ai të bëjë deklarata të këtij lloji. Nëse mendon kështu, ai gabon, por ky është mendimi i tij”, vuri në dukje ai.

(Kosova Sot Online)