Lautaro e kthen epërsinë e Interit ndaj Sampdorias me gol të bukur

  • E.K /
  • 12 September 2021 - 14:39
 Lautaro e kthen epërsinë e Interit ndaj Sampdorias me gol të bukur

Interi ka kaluar në epërsi 2:1 kundër Sampdorias, në një ndeshje të Serie A që po zhvillohet momentalisht në Genoa.

Maya Yoshida shënoi për 1:1 për Sampdorian në minutën e 34-të.s

Ai shënoi nga afërsia me ndihmën e Edin Dzekos, i cili e devijoi goditjen e tij në zonë.

Por Lautaro Martinez e ktheu epërsinë e Interit kur shënoi për 2:1 në minutën e 43-të.

Sulmuesi argjentinas e futi topin në rrjet pas një asisti fantastik të Nicolo Barellas.

(Kosova Sot Online)