Video e Messit të ‘vetmuar’ nga bashkëlojtarët e PSG-së po shqetësojnë tifozët tashmë

  • S.A /
  • 16 September 2021 - 16:11
Video e Messit të ‘vetmuar’ nga bashkëlojtarët e PSG-së po shqetësojnë tifozët tashmë

Fillimi i parë i Lionel Messit në Paris Saint-Germain përfundoi me një barazim 1-1 me Club Brugge, me pamjet që dëshmuan se ai ishte ‘i lënë vetëm’  nga shokët e tij të skuadrës.

PSG nuk arriti të marrë me shumë se një barazim 1-1 në udhëtim te Club Brugge në ndeshjen e parë të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Kjo ndeshje ishte e para për Messin te klubi parisien në Ligën e Kampionëve dhe pritej një fitore e lehtë e tyre ndaj belgëve. Megjithatë, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë nuk mundi ta çojë PSG-në drejt fitores në ndeshjen e parë të së mërkurës mbrëma në Ligën e Kampionëve.

Ai pati një natë të qetë sipas standardeve të tij të larta dhe disa mendojnë se ata kanë përcaktuar saktësisht pse kjo ndodhi.

Një faqe me emrin “MessiMX30i” ka ndarë pamjet e Messit duke u përpjekur të thyejë prapavijën e fortë të Club Brugge, por asnjë nga shokët e tij të skuadrës nuk e ndihmoi.

(Kosova Sot Online )