Barcelona e do Sterlingun

  • S.A /
  • 18 September 2021 - 10:21
Barcelona e do Sterlingun

Barcelona është duke shikuar mundësinë e marrjes në formë huazim të Raheem Sterling.

Sport raporton se Barça do të tentojë për sulmuesin në afatin kalimtar të janarit.

Sterling nuk është më i preferuari i Pep Guardiolës si vite më parë dhe është i hapur për t’iu bashkuar ish shokut, Sergio Aguero në Camp Nou.

Sterling po luan sezonin e shtatë te City, ka bërë 297 paraqitje, ka shënuar 115 gola. 

(Kosova Sot Online )