E ndiqte një grua deri te banesa e te puna, arrestohet një person në Prishtinë

  • S.A /
  • 18 September 2021 - 09:35
E ndiqte një grua deri te banesa e te puna, arrestohet një person në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për ngacmim dhe posedim të substancave narkotike në Prishtinë.

Siç njofton Policia, i njëjti dyshohet se në vazhdimësi e kishte përcjellur një femër deri te banesa e saj dhe në vendin e saj të punës.

Pasi është kapur i dyshuari, në çantën e tij është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël e substancës narkotike.

Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë.

“Prishtinë 13.09.2021-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që  i njëjti në vazhdimësi e kishte përcjell ankuesen femër kosovare deri tek banesa e saj si dhe në vendin e saj te punës. Gjatë kontrollit në çantën e tij është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël e substancës narkotike me peshë prej 0.2 gram. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online )