Vendos supergoli i Odegaard, Arsenali vazhdon me fitore

  • G.G /
  • 18 September 2021 - 18:06
Vendos supergoli i Odegaard, Arsenali vazhdon me fitore

Arsenali siç duket është këndellur. “Topçinjtë” kanë shënuar fitore me rezultat minimal 0:1 ndaj Burnleyt.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 30-të, kur Odegaard realizoi.

Ai ekzekutoi në mënyrë të përkryer goditjen e lirë, duke e lënë pa gjasa portierin kundërshtar.

Kështu, Arsenali arrin fitoren e dytë radhazi në Premierligë, teksa ngjitet në vendin e 12-të me gjashtë pikë pas pesë xhirove.

Në anën tjetër, Burnley mbetet i 19-ti me vetëm një pikë. 

(Kosova Sot Online)