Ndeshje me rivalitet në xhiron e dytë

  • E.K /
  • 24 September 2021 - 20:37
 Ndeshje me rivalitet në xhiron e dytë

Edhe xhiroja e dytë e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt), njëjtë si e para, do të ofrojë ndeshje të mira e me rivalitet.

Ndeshjet e javës së dytë janë në fundjavë. Derisa kampionia, Besa Famgas, është favorite e madhe ndaj Rahovecit, ndeshje e fortë pritet në Ferizaj ku takohen dy skuadrat me traditë, Kastrioti e Trepça. Këto dy ndeshje janë të shtunën prej orës 18:00. Në xhiron e parë fitore kanë shënuar të gjitha këto katër skuadra.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo që zhvillohet në Podujevë nga ora 19:00, të shtunën. Takohen Llapi e Deçani, dy skuadra me pretendime për stabilitet në elitë.

Të dielën janë dy ndeshje tjera, ndërsa vëmendja do të jetë në Gjakovë ku takohen Vëllaznimi e Prishtina. Kjo ndeshje fillon në ora 17:30. Prej orës 17:00 luhet takimi Zhegra – Drenica. Ky takim luhet në Drenas.

(Kosova Sot Online)