Koeman suspendohet me dy ndeshje

  • E.K /
  • 24 September 2021 - 19:17
 Koeman suspendohet me dy ndeshje

Federata e Futbollit e Spanjës ka ndëshkuar trajnerin e Barcelonës, Ronald Koeman pas kartonit të kuq në ndeshjen e djeshme ndaj Cadiz.

Trajneri holandez nuk do të jetë në stolin e katalonasve për dy ndeshjet e radhës në La Liga.

Kështu, Barcelona do të jetë pa kryetrajner në ndeshjen e së dielës ndaj Levantes dhe atë të dates 2 tetor ndaj Atletico Madridit.

Megjithatë, ka raportime të shumta nga media spanjolle se ai nuk do të vazhdojë të jetë trajner i Barcelonës për shkak të rezultateve të dobëta.

Pas pesë xhirove Barcelona renditet e shtata me dy fitore dhe tri barazime.

(Kosova Sot Online)