Edinson Cavani te Barça në janar

  • A.P /
  • 27 September 2021 - 14:26
Edinson Cavani te Barça në janar

Edinson Cavani ka humbur rëndësinë me ardhjen e Cristiano Ronaldos në United dhe Barcelona, ​​sipas ‘Daily Star’, do të ishte i lumtur ta përfitonte atë .

Gazeta britanike kujton se në verë ai dukej si një përforcim i mundshëm për katalanasit, por në fund ishte Luuk de Jong ai që zbarkoi në Barcelonë.

Në janar ata do ta tentojnë sërish, por kanë nevojë për ndihmën e vetë United. Paga e uruguajanit është e papërballueshme për Barçën dhe ata do të kenë nevojë që “Djajtë e Kuq” të bien dakord të marrin gjysmën e 30 milionë eurove bruto që El Matador nënshkroi disa muaj më parë. 

(Kosova Sot Online)