Zi në familjen e ish presidentit të Palermos, gjendet i vdekur djali 23-vjeçar

  • E.K /
  • 01 October 2021 - 20:11
 Zi në familjen e ish presidentit të Palermos, gjendet i vdekur djali 23-vjeçar

Goditje e tmerrshme për ish presidentin e Palermos në Itali, Maurizio Zamparinin. Djali i tij 23-vjeçar, Armando është gjetur i vdekur në një dhomë hoteli në Londër, ku po qëndronte pasi ishte diplomuar në një universitet anglez.

Ai ishte djali më i vogël i 5 fëmijëve të familjes Zamparini, ndërsa vetë Maurizio dhe e shoqja kanë fluturuar menjëherë drejt kryeqytetit anglez për të mësuar më shumë mbi ngjarjen tragjike.

Policia britanike ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po heton për rastin, por për momentin nuk ka asnjë të dhënë mbi shkaqet që mund të kenë sjellë vdekjen e 23-vjeçarit.

Maurizio Zamparini erdhi në botën e futbollit në vitin 1987, kur bleu skuadrën e Venezias, ndërsa në 2002-shin mori pronësinë e sicilianëve të Palermos, të cilët i mbajti për shumë sezone në elitën e futbollit italian, para se të largohej përfundimisht më 2017-ën.

(Kosova Sot Online)