Van Dijk përjetësohet në skultpurë: “I nderuar, ëndërr e bërë realitet”

  • E.K /
  • 02 October 2021 - 14:30
 Van Dijk përjetësohet në skultpurë: “I nderuar, ëndërr e bërë realitet”

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit dhe përfaqësues së Holandës, Virgil van Dijk, është takuar me sozinë e tij prej dylli, në Amsterdam.

Një vepër e realizuar në mënyrë perfekte, vështirë ta dallosh kush është i vërteti.

Ai ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, ku ka shkruar:

“Çfarë nderi! Kur isha djalë i ri mund të kisha ëndërruar skulpturën time Madame Tussauds dhe sot ajo ëndërr është bërë realitet! Është një ndjenjë e çmendur dhe jam vërtet i nderuar. Ejani dhe shikojeni në Amsterdam nga 16 tetori, nëse po kaloni pranë!”.

(Kosova Sot Online)