Klopp thotë se goli i Salahut kundër Manchester City do të mbahet në mend edhe pas 60 vjetëve

  • S.A /
  • 04 October 2021 - 10:37
Klopp thotë se goli i Salahut kundër Manchester City do të mbahet në mend edhe pas 60 vjetëve

Jurgen Klopp e ka lartësuar golin magjik të Mohamed Salahut kundër Manchester City të dielën si gol të klasit botëror, i cili do të mbahet në mend edhe pas gjysmë shekulli.

Sulmuesi egjiptian e dribloi pothuajse tërë mbrojtjen e Cityt para se ta mposhte Edersonin me një goditje me të djathtën për t’i dhënë epërsinë Liverpoolit në Anfield. 

Megjithatë, Kevin De Bruyne e barazoi rezultatin pak më vonë dhe ndeshja mbaroi 2:2.

Kjo ishte ndeshja e shtatë radhazi në të gjitha garat që Salah shënon gol.

Duke folur pas ndeshjes, trajneri i Liverpoolit Klopp tha: “Nuk është goli i parë që Salah e shënon kështu. Mendoj se kundër Napolit dhe Tottenhamit ka shënuar gola të ngjashëm si ky. Por ishte gol i klasit botëror. Çfarë lojtari është ai!”

“Ky klub nuk harron kurrë asgjë dhe njerëzit do të flasin për këtë gol për një kohë shumë, shumë të gjatë dhe pas 56 vjetëve kur ta kujtojnë këtë ndeshje”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )