Çfarë gabimi nga Juventusi: “Nuk ishim në gjendje të nënshkruanim me Haaland për dy milionë euro”

  • S.A /
  • 09 October 2021 - 12:28
Çfarë gabimi nga Juventusi: “Nuk ishim në gjendje të nënshkruanim me Haaland për dy milionë euro”

Erling Haaland sot kushton së paku 150 milionë euro dhe është shndërruar në njërin prej sulmuesve më të mirë në botë, por dikur, Juventusi ka mundur ta blejë vetëm me dy milionë euro.

Lajmin e ka konfirmuar ish drejtori sporti i zonjës së vjetër, Beppe Marotta, sot të njëjtin rrol e kryen te rivali Juves, te Interi.

Ai ka zbuluar se Haaland mund të ishte transferuar në Serie A nga Molde në dhjetor të vitit 2017, por Juve hezitoi të paguajë 2 milionë euro.

Marotta e ka pengun më të madh atë lëvizje gjatë periudhës që ishte pjesë e bardhezinjve.

“Një nga pengjet e mia më të mëdha është marrëveshja me Haaland. Isha CEO i Juventusit dhe kisha shansin të firmosja me të për 2 milion euro nga Molde. Ishim shumë pranë. Tani është e pamundur ta shohim Haaland në Serie A, nuk ka shanse për klubet italiane ta transferojnë verën e ardhshme”, u shpreh Marotta. 

(Kosova Sot Online )