Barça interesohet për Lingardin

  • S.A /
  • 15 October 2021 - 16:43
Barça interesohet për Lingardin

Gjiganti katalunas synon ta transferojë sulmuesin anglez, i cili do të jetë lojtar i lirë vitin tjetër

Barcelona është duke e monitoruar me kujdes situatën e Jesse Lingardit.

Sulmuesi anglez do të jetë lojtar i lirë verën tjetër.

Kjo për faktin se do t’i skadojë kontrata me Manchester Unitedin.

Mediumi britanik “Mirror” raporton se palët nuk e kanë ndërmend ta vazhdojnë kontratën.

Prandaj, që nga janari, 28 vjeçari do të jetë i lirë të bëjë para-kontratë me klubin e ri.

Krahas gjigantit katalunas, interesim për futbollistin ofanziv ka shfaqur edhe Milani në Itali.

Lingard nuk po ka hapësira në “Old Trafford” dhe është i vendosur për t’u larguar prej aty.

(Kosova Sot Online )