
Lexoni edhe:
Kush e ndali ushtrinë serbe që të mos nisej drejt Kosovës?
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) e ka nderuar legjendën e xhudos kosovare, Majlinda Kelmendi.Përmes një shkrimi në uebfaqen e vetë zyrtare, “Olympics.com”, shtëpia e sportit ndërkombëtar e ka publikuar një shkrim për nder të xhudistes pejane, e cila së fundmi vendosi të pensionohej. IOC e ka përmendur suksesin historik që Majlinda e arriti në Olimpiadën e Rios, ku u shpall kampione olimpike.
Kush e ndali ushtrinë serbe që të mos nisej drejt Kosovës?Lexoni edhe:
Kjo njëherësh ishte medalja e parë e Kosovës në pjesëmarrjen e saj të parë si shtet në Lojëra Olimpike.
Majlinda tash do ta nisë zejen e trajneres, në tentim të nxjerrjes së kampionëve të tjerë olimpikë.
(Kosova Sot Online )