Mourinho e “fal” Kumbullën, e fton për ndeshjen e radhës

  • A.P /
  • 26 tetor 2021 - 17:49
Mourinho e “fal” Kumbullën, e fton për ndeshjen e radhës

Jose Mourinho nuk i ka përfshirë sërish Borja Mayoral, Gonzalez Villar, Amadou Diawara dhe Bryan Reynolds në skuadër për t’u përballur me Cagliarin, por Marash Kumbullas i jepet një tjetër shans.

Trajneri e ndërmori këtë veprim në fundjavë për barazimin 0-0 me Napolin, pas humbjes poshtëruese 6-1 të Europa Conference League ndaj Bodo/Glimt.

Ai po përpiqet t’i dëshmojë një pikë klubit dhe tifozëve tani duke përdorur të njëjtin formacion fillestar në çdo ndeshje.

Dërgimi i këtyre lojtarëve në tribuna tregon se ata nuk janë pjesë e planeve të tij dhe në mënyrë të pashmangshme po largohen nga Stadio Olimpico në merkaton e janarit.

Megjithatë, ka një ndryshim, pasi mbrojtësi Kumbulla është rikthyer pasi u la jashtë skuadrës të dielën.

(Kosova Sot Online)