Pogba s’ka probleme me Solskjaerin

  • S.A /
  • 27 October 2021 - 14:09
Pogba s’ka probleme me Solskjaerin

Ylli francez i ka hedhur poshtë spekulimet, thotë se punon me kënaqësi me trajnerin norvegjez. Ndërkohë, zbulon se i ka nisur bisedimet për kontratën e re me United

Paul Pogba i ka hedhur poshtë spekulimet se ai i ka prishur punët me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer.

Ylli francez u ndëshkua me karton të kuq pak minuta pasi u inkuadrua në lojë në humbjen e turpshme nga Liverpooli.

Sidoqoftë, edhe pse përfundoi në bankinë në këtë lojë, kampioni i botës me Francën insiston se s’ka probleme me trajnerin.

Ai i sheh si gënjeshtra të mëdha spekulimet e fundit, përcjell.

Ish-futbollisti i Juventusit siguron se i ka marrëdhëniet e mira dhe korrekte me trajnerin norvegjez.

Gjithashtu, ka thënë se nuk po mendon për një largim të mundshëm nga “Old Trafford”.

Madje, zbulon se i ka nisur bisedimet me klubin për kontratën e re, pasi ajo aktuale i skadon në fund të këtij sezoni,

(Kosova Sot Online )