Talenti i Bayernit, dëshira e parë e Xavit

  • S.A /
  • 29 October 2021 - 11:14
Talenti i Bayernit, dëshira e parë e Xavit

Xavit e do Comanin te Barcelona.

Xavi Hernandez pritet të marrë drejtimin e Barcelonës pas shkarkimit të Ronald Koeman.

Ai do të jetë i lirë nga Al Sadd pas datës katër nëntor sipas El Chiringuitos, atëherë Barça mund ta zyrtarizojë kthimin e tij.

Xavi e di se çfarë i mungon skuadrës dhe sipas “Sport”, e dëshiron patjetër Kingsley Comanin e Bayern Munich.

Është çështje ditësh ulja e Xavit në stolin e Barçës, derisa Coman mund të jetë blerja e parë.

(Kosova Sot Online )