Rrahmani: “Scudetto? Është shumë herët për të folur…”

  • S.A /
  • 29 October 2021 - 10:47
Rrahmani: “Scudetto? Është shumë herët për të folur…”

Amir Rrahmani ka bërë një tjetër paraqitje pozitive me Napolin në Serie A.

Ai ndihmoi të besuarit e Luciano Spallettit që të marrin pikët e plota në shtëpi, duke e mundur 3-0 Bolognan.

Pas ndeshjes, ai është shprehur i lumtur për fitoren, ka folur për Scudetton e po ashtu edhe për formën e mirë të tij.

“Kemi një ekip të fortë, pesë zëvendësimet janë shumë të rëndësishëm në ndeshje të caktuar dhe sfidat varen nga ata. Sekreti jonë i vetëm është ekipi, mbrojtja që nga sulmi me Osimhen. Kur të gjithë punojnë e sakrifikojnë, është shumë më e lehtë”, u shpreh Amiri.

“Vështirësitë që kisha në fillim? Nuk ishte e lehtë pasi nuk luajta gjashtë muaj, por kurrë s’kam dyshuar në veten time, në cilësitë e mia. Kam punuar shumë dhe besoj se kam bërë mirë në takimet e fundit”.

“Scudetto? Është shumë herët për të folur për Scudetton, kanë kaluar vetëm 11 ndeshje, por siç thashë edhe më parë duhet të futemi mirë në çdo ndeshje, tani do të jetë gjithnjë e më e vështirë”.

E kam thënë disa herë dhe po e përsëris, Kouoibaly është një nga më të mirët në botë dhe jam vërtet krenar që luaj me të”. 

(Kosova Sot Online )