Dueli i pazakontë që u fut në histori të UFC-së përfundoi me një nokaut të egër

  • S.A /
  • 02 November 2021 - 16:19
Dueli i pazakontë që u fut në histori të UFC-së përfundoi me një nokaut të egër

Një tjetër luftë në MMA ndërgjinore në Rusi është bërë virale pas meçit të diskutueshëm që u zhvillua të premten mbrëma në Poloni. Ula Siekacz u mund keq nga Piotr ‘Mua Boy’ Lisowski, i cili siguroi një fitore të raundit të parë me nokaut në një nga dy përleshjet ndërgjinore në eventin MMA-VIP3.

Inskenimi i ndeshjeve shkaktoi një bujë në mesin e komunitetit MMA, me shumicën që u përplasën me vendimin për të vendosur meshkuj dhe femra kundër njëri-tjetrit brenda kafazit.

Por, ka ndodhur edhe më parë. Vitin e kaluar, luftëtarja profesioniste e MMA-së, Darina Madzyuk, e cila peshon 63 kilogramë, u përball me YouTuberin, Grigory Chistyakov, që peshonte afro 240 kilogramë. Dhe, mirë, le të themi se nuk përfundoi shumë mirë për djalin.

Ndërsa ai fillimisht u përpoq t’i duronte goditje e kundërshtares të tij shumë më të vogël, madhësia e tij e madhe dhe avantazhi në peshë nuk e ndihmuan.

Madzyuk, e cila konkurron në peshën e lehtë, mori shpejt kontrollin e luftës me goditjen e saj superiore.

Në një moment të duelit, Chistyakov dukej sikur kishte nën kontroll duelin ndaj Madzyuk në kafaz shkaku i peshës së tij trupore. Por, pasi gjyqtari më në fund i ndau të dy dhe nuk kaloi shumë kohë dhe aftësitë marciale të përziera e nxorën atë nga telashet dhe ajo filloi të godiste në kokë. Një goditje me të djathtën e rrëzoi Chistyakov dhe meçi u ndërpre përfundimisht nga arbitri. Ndërsa tifozët nuk janë ende të sigurt se për çfarë promovimi po luftonin dyshja, kjo nuk i ka penguar fansat dhe ekspertët e MMA të ndërhyjnë.

Pamjet e ndeshjes së çuditshme vërshuan mediat sociale dhe njerëzit nuk dinin se si ta vlerësonin spektaklin.

Disa lavdëruan dyshen, ndërsa të tjerë – duke përfshirë gjyqtarin e UFC-së, Marc Goddard – e cilësuan ngjarjen si të tmerrshme. “Kjo është ajo me të cilën kemi të bëjmë në vitin 2020”, deklaroi Goddard.

https://youtu.be/WKn8rzB8APU

“Kjo është ajo kundër së cilës ne po luftojmë pasi paralelet dhe konotacionet negative janë tërhequr vazhdimisht”. “Për të huajt dhe kritikuesit, kjo është MMA. E turpshme. E pështirë. E tmerrshme”, vazhdoi ai.

Sido që të jetë, diferenca e madhe e madhësisë solli një spektakël interesant. 

(Kosova Sot Online )