Carvajal: Duhet të ha brokoli çdo ditë

  • A.P /
  • 02 November 2021 - 19:36
Carvajal: Duhet të ha brokoli çdo ditë

Dani Carvajal foli për shtypin përpara ndeshjes së Real Madrid në  Champions League me Shakhtar Donetsk.

Mbrojtësi i djathtë ka qenë solid që nga kthimi nga lëndimi dhe dëshiron të vazhdojë në atë rrugë.

“Dua të kthehem në nivelin tim më të lartë”, tha ai gjatë konferencës së tij për shtyp.

“Trajneri po më menaxhon mirë dhe shpresoj që së shpejti të rikthehem në maksimumin tim. Pjesa mendore ka qenë më e vështira”, u shpreh ai.

Carvajal përmendi gjithashtu disa nga ndryshimet që i është dashur të bëjë në stilin e jetës së tij, veçanërisht në dietën e tij.

“Unë e kam mbyllur derën për gjërat që mund të më prekin: [thjesht] stërvitem, pushoj dhe ha. Unë kam një dietë më të çuditshme, më të rreptë, pa gluten dhe pa grurë. Për shembull, duhet të ha brokoli çdo ditë që të jem mirë”, tregoi Carvajal.

(Kosova Sot Online)