Ziyech e Werner drejt Barçës

  • S.A /
  • 01 December 2021 - 13:34
Ziyech e Werner drejt Barçës

Chelsea duket të jetë e hapur për t’i shitur yjet e saj në afatin kalimtar të janarit

Chelsea është i hapur për t’i shitur dy yje të tij.“Blues” në fakt po mendojnë t’ua hapin derën e largimit lojtarëve Hakim Ziyech e Timo Werner.

E përditshmja spanjolle “Sport” raporton se dyshja mund të përfundojë në Barcelonë.

Gjiganti spanjoll i ka kontaktuar tashmë “Blues” rreth mundësisë së transferimit të tyre gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ziyech e Werner mund të shiten pasi po kërkojnë më shumë minutazh.

E në “Stamford Bridge” nuk mund t’ju sigurohet një gjë e tillë për shkak të konkurrencës së fortë.

Prandaj, nuk përjashtohet mundësia që mesfushorin dhe sulmuesin t’i shohim duke luajtur në “Camp Nou” në pjesën e dytë të sezonit. 

(Kosova Sot Online )