Ronaldo pajtohet publikisht se Messi ia “vodhi” Topin e Artë atij dhe Lewandowskit

  • S.A /
  • 01 December 2021 - 10:50
Ronaldo pajtohet publikisht se Messi ia “vodhi” Topin e Artë atij dhe Lewandowskit

Cristiano Ronaldo e ka mbështetur publikisht pretendimin e faqes së një tifozi në rrjetet sociale se Lionel Messi ia vodhi Topin e Artë atij dhe Robert Lewandowskit.

Messi e fitoi Topin e Artë për herë të shtatë rekorde në karrierë, për lojtarin më të mirë të vitit, të hënën në një gala mbrëmje në Paris.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain i fitoi 613 gola, duke e lënë mbrapa Robert Lewandowskin e Bayern Munich me 580 vota. Jorginho i Chelseat ishte i treti.

Ronaldo – pesë herë fitues i këtij çmimi – përfundoi i gjashti me 435 vota.

Sulmuesi portugez i Manchester Unitedit i quajti fakte pretendimet e një tifozi se Messi nuk e ka merituar këtë çmim para tij apo para Lewandowskit.

Tifozi në fjalë e quajti triumfin e Messit “Vjedhje. Fëlliqësira. Turp.”

“Kushdo që është i mençur sa duhet e di se kush e ka merituar vërtet. Të marrësh çmime pa i merituar ato është lumturi, pa krenari”, shkroi tifozi.

Ronaldo iu përgjigj atij në një koment me “Fakte”, duke u pajtuar me pretendimet e tij. Ronaldo tani ngel dy Topa të Artë mbrapa argjentinasit 34-vjeçar.

Messi ia fitoi Argjentinës trofeun e parë të madh pas një pritjeje të gjatë 28-vjeçare, kur triumfoi ndaj Brazilit në finale të Kupës së Amerikës 2021 në verë.

Mënyra sesi 34-vjeçari e mbizotëroi turneun e Amerikës Jugore ishte e mahnitshme, pasi ai ishte golashënuesi më i mirë, asistuesi më i mirë dhe u zgjodh lojtari më i mirë i turneut.

Ai po ashtu e fitoi Kupën e Mbretit me Barcelonën dhe e mbylli sezonin si golashënuesi dhe asistuesi më i mirë në La Liga.

Kosova Sot Online )