Dortmundi i prin garës për talentin gjerman

  • A.P /
  • 09 December 2021 - 22:21
Dortmundi i prin garës për talentin gjerman

Borussia Dortmund është duke i prirë garës për të nënshkruar me sulmuesin e talentuar, Karim Adeyemi

Sipas mediave në Gjermani, skuadra verdhëezi është duke prirë në garë, derisa për një marrëveshje të mundshme ka shkruar edhe gazetari i njohur i transferëve, Fabrizio Romano.

“Synimi kryesor i Borussia Dortmund është Karim Adeyemi. Ende nuk ka ndonjë marrëveshje me RB Salzburg por BVB po i prin garës dhe besojnë që do të nënshkruajnë me Adeyemi, pasi që ata e konsiderojnë atë si “nënshkrim me prioritet”, ashtu siç ishte raportuar dje”, ka shkruar Romano.


(Kosova Sot Online)