
Barça, e hapur për ofertat ndaj Ter Stegen

Gjiganti katalunas është i gatshëm ta shesë portierin gjerman nëse e merr ndonjë ofertë të kënaqshme
Barcelona është e gatshme ta shesë portierin Marc-Andre ter Stegen.
Gjiganti katalunas do t’i dëgjojë ofertat eventuale për portierin gjerman.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “El Nacional”.
29 vjeçari është njëri prej lojtarëve me rroga të mëdha dhe të papërballueshme për Barçën.
Prandaj, përfaqësuesi gjerman mund të jetë ylli i radhës që duhet të largohet nga “Camp Nou”.
Klubet e Premierligës mund ta përballojnë kërkesën e klubit spanjoll për portierin e saj të parë.
Ter Stegen ka shfaqur stabilitet viteve të fundit tek Barça dhe largimi i tij mund të ndodhë vetëm për shkaqe financiare.
Kjo pasi Barcelonën e ka kapluar një krizë financiare për shkak të pandemisë COVID-19.
(Kosova Sot Online)