Barcelona shënon, por Osasuna e befason menjëherë

  • A.P /
  • 12 December 2021 - 16:51
Barcelona shënon, por Osasuna e befason menjëherë

Osasuna dhe Barcelona janë duke barazuar 1:1 pas një çereku lojë në një ndeshje të La Ligës që po zhvillohet momentalisht në Pamplona.

Nico e kaloi Barcelonën në epërsi në minutën e 12-të.

Ky ishte goli i parë i adoleshentit katalonas në fanellën e Barçës.

Por vetëm dy minuta më vonë, David Garcia e barazoi rezultatin në 1:1 për Osasunën.

(Kosova Sot Online)