Tifozët e sulmojnë autobusin e ekipit ku luan Lirim Kastrati

  • S.A /
  • 14 December 2021 - 12:22
Tifozët e sulmojnë autobusin e ekipit ku luan Lirim Kastrati

Lojtarët e ekipit të futbollit të Legia Varshavës u sulmuan nga tifozët të cilët u futën me forcë në autobusin e ekipit, tha klubi të hënën.

Kampionët në fuqi të ligës po ktheheshin në bazën e tyre stërvitore pas humbjes 1-0 ndaj Wisla Plock të dielën kur autobusi u sulmua.

“Autobusi me lojtarët po kthehej në qendrën stërvitore nën shoqërimin e policisë,” tha Legia. “Pavarësisht këtyre masave, autobusi u ndalua për një kohë të shkurtër dhe më pas një numër njerëzish hynë në të dhe u sollën me agresion ndaj lojtarëve.”

Legia nuk tha nëse ka ndonjë të lënduar. Klubi tha se policia e shpërndau grupin.

“Klubi po e trajton incidentin shumë seriozisht dhe po merr hapa për ta sqaruar plotësisht atë”, tha Legia, duke shtuar se po rrit sigurinë në ambientet e saj.

Kampionët në fuqi aktualisht janë në vendin e fundit në ligë. 

(Kosova Sot Online )