Trilogjia me McGregor, dueli me Nate Diaz apo pensionimi – disa nga opsionet e Poirier pas humbjes nga Oliveira

  • S.A /
  • 20 December 2021 - 08:56
Trilogjia me McGregor, dueli me Nate Diaz apo pensionimi – disa nga opsionet e Poirier pas humbjes nga Oliveira

Dustin Poirierit i është thyer zemra për herë të dytë në javën e kaluar. Ai e pati mundësinë e dytë për të garuar për titull, mirëpo edhe në këtë rast humbi.

Fillimisht kishte humbur nga Khabib Nurmagomedov dhe tani u mposht nga Charles Oliveira, në të dyja rastet me nënshtrim me dorëzim.

Pas luftës me pesë raunde ndaj Dan Hooker dhe triumfit të dyfishtë kundër Conor McGregor, Poirier ishte në situatë shumë të mirë para duelit ndaj Oliviera në kuadër të ‘UFC 269’.

Megjithatë, përkundër angazhimit të madh për të qenë i suksesshëm në atë duel, 32-vjeçari pësoi humbje që mund të jetë e rëndë për karrierën e tij.

Derisa vet ylli i UFC-së ka thënë se akoma nuk e di përgjigjen për të ardhmen e tij, Daily Mail ka përmendur disa opsione për luftëtarin amerikan të arteve të përziera marciale.Trilogjia me Conor McGregor është një mundësi reale dhe u përgjigjet të dyja palëve, derisa një alternativë reale është edhe Nate Diaz, duke mos e përjashtuar edhe Michael Chandler.

Derisa mjeku e ka këshilluar të bëjë një pushim gjashtë mujor, Poirier mund të vendosë të pensionohet përgjithmonë nga UFC dhe të vazhdojë me angazhimet e tij biznesore.

(Kosova Sot Online )