Probleme te Reali, edhe Isco preket nga koronavirusi

  • E.K /
  • 21 December 2021 - 17:38
Probleme te Reali, edhe Isco preket nga koronavirusi

Futbollisti i Real Madridit, Isco Alarcón, ka rezultuar pozitiv me Covid-19 sot dhe nuk do të jetë në listën për ndeshjen kundër Athletic Bilbaos.

Spanjolli u izolua në shtëpinë e tij të shtunën si masë paraprake, pavarësisht se rezultoi negativ, pasi fëmijët e tij shfaqën simptoma të ftohjes.

Sot, Isco mori konfirmimin se është infektuar me koronavirus.

Kështu, ai bëhet futbollisti i tetë i Real Madridi që infektohet me koronavirus.

Modric, Marcelo, Lunin, Rodrygo, Asensio, Bale dhe Davide Ancelotti janë të prekurit me koronavirus te “Los Blancos”. 

(Kosova Sot Online)