Juventusi mezi po pret ta heq qafe Arthurin, por Arsenali s’po reagon

  • S.A /
  • 24 December 2021 - 11:52
Juventusi mezi po pret ta heq qafe Arthurin, por Arsenali s’po reagon

Arthur ka rënë në radarin e Arsenalit.

Mikel Arteta e dëshiron edhe një mesfushor me përvojë në skuadër dhe e ka identifikuar Arthurin e Juventusit si të duhurin.

Megjithatë, sipas mediave në Itali, Juventusi ende nuk ka marrë një telefonatë nga Topçinjtë.

Zonja e vjetër është e gatshme ta lërë të largohet lojtarin qoftë edhe në formë huazimi, sepse Arthur fiton 8.5 milionë euro neto në sezon, Ramsey mbi 10 milionë dhe përderisa s’po luajnë shumë, ata janë duke e rënduar arkën e italianëve. 

(Kosova Sot Online )