Premierliga vazhdon me “Boxing Day”, gjashtë ndeshje në program

  • A.P /
  • 26 December 2021 - 12:31
Premierliga vazhdon me “Boxing Day”, gjashtë ndeshje në program

Kur shumë liga evropiane kanë mbyllur ndeshjet për vitin 2021, ashtu nuk ndodh me Premierligën angleze.

Sot në program janë gjashtë ndeshje, ndërkohë tri tashmë janë shtyrë, për shkak të rasteve me koronavirus.

Liverpool-Leeds, Wolves-Watford dhe Burnley-Everton janë ndeshjet e anuluara në “Boxing Day”.

Në dyshim është edhe ndeshja mes Tottenham dhe Crystal Palace, por ende nuk ka ndonjë gjë konkrete.

Ndërkohë do të zhvillohen gjashtë sfida tjera, mjaft interesante.

Manchester City përballet me Leicesterin, Arsenali me Norwichin, Tottenham me Crystal Palace, West Ham me Southampton, Aston Villa me Chelsean dhe Brighton me Brentford.

Ndërsa, nesër zhvillohet ndeshja e fundit e kësaj jave në Premierligë mes Newcastle dhe Manchester United. 

(Kosova Sot Online)