7 raste me koronavirus në ekipin e njohur spanjoll

  • A.P /
  • 27 December 2021 - 17:02
7 raste me koronavirus në ekipin e njohur spanjoll

Vala e COVID-19 e ka prekur edhe ekpin nga La Liga spanjolle, Espanyol. 

Klubi bardheblu bëri testet për Covid-19 në skuadër pas pushimit të Krishtlindjeve dhe ka mbërritur një lajm i keq. 

Janë shtatë raste pozitive, pesë te lojtarët dhe dy të tjerë në stafin teknik.

Njoftimi është bërë nga vet klubi përmes një komunikate për media.

“Testet PCR të kryera këtë të dielë tregojnë pesë rezultate pozitive në mesin e të gjithë lojtarëve në ekip dhe dy të tjerë në staf. Në përputhje me La Liga dhe duke ndjekur të gjitha protokollet shëndetësore, këta anëtarë të skuadrës janë izoluar dhe po ecin mirë”, thuhej ndër tjera në komunikatë.

Nuk dihet identiteti i lojtarëve që kanë rezultuar pozitivë. 

(Kosova Sot Online)