Mourinho i dashuruar me anglezët

  • A.P /
  • 27 December 2021 - 17:59
Mourinho i dashuruar me anglezët

José Mourinho ka qenë gjithmonë i qartë: skuadra aktuale në dispozicion është e vlefshme, por nevojiten disa ndryshime dhe do të duhen në funksion të pjesës së dytë të kampionatit. E për mesfushën, Roma duket se është një hap larg Ainsley Cory Maitland-Niles. Drejtori i përgjithshëm verdhekuq Tiago Pinto dhe Arsenal kanë intensifikuar negociatat dhe duket se mund të arrijnë akordin në harkun kohor të pak ditëve. Palët punojnë për huazimin me të drejtën e blerjes, që do të bëhet detyrim pasi të arrihet një numër i caktuar ndeshjesh si titullar.

Maitland-Niles, 24 vjeçar, ka një kontratë me Gunners deri në vitin 2023 dhe fiton një pagë prej rreth 2 milionë euro. Lojtari është bindur për t’u transferuar në Romë nga Tammy Abraham, me të cilin ai është i lidhur nga një miqësi “londonase”.

Deri më tani, mesfushori anglez, i cili në vitin 2020 ka veshur pesë herë fanellën e kombëtares së tij ndërmjet Nations League dhe miqësoreve, ka gjithsej 19 paraqitje për Arsenalin mes Premier League dhe kupave të ndryshme, me zero gola të shënuar.

(Kosova Sot Online)