Klubet e Premierligës e duan Eriksenin

  • A.P /
  • 04 January 2022 - 15:39
Klubet e Premierligës e duan Eriksenin

Futbollisti danez i dha fund eksperiencës në Inter dhe është në kërkim të klubit të ri

Christian Eriksen mund të rikthehet në Premierligë.

Në fakt, mesfushori danez është bërë objektiv i klubeve angleze.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “Daily Mail”.

Ish-futbollisti i Tottenhamit i dha fund eksperiencës në Inter së fundmi pasi atij nuk i lejohet të luajë në Itali me defibrilator në zemër.

Për këtë arsye, mesfushori kualitativ është vënë në kërkim të klubit të ri

Sipas mediumit britanik, në janar Eriksen mund të përfundojë në ndonjërin nga klubet e njohura angleze.

Për të flitet se mund të rikthehet edhe në Ajax ose të luajë në ndonjë klub danez.

Eriksen pësoi sulm në zemër në Euro 2020 gjatë verës dhe ishte në mes të jetës dhe vdekjes.

Sidoqoftë, tash ai është i gatshëm ta bëjë një rikthim emocional në futboll.

(Kosova Sot Online)