Arsenali, i vendosur për ta shitur Aubameyangun këtë muaj

  • A.P /
  • 04 January 2022 - 16:58
Arsenali, i vendosur për ta shitur Aubameyangun këtë muaj

“Topçinjtë” shpresojnë ta gjejnë një klub që bën ofertë të kënaqshme për sulmuesin gabonez

Arsenali është i hapur për ta shitur Pierre Emerick-Aubameyangun në afatin kalimtar të janarit.

Përfaqësuesi gabonez i ka ftohur marrëdhëniet me “Gunners” së fundmi.

Ai i ka thyer rregullat dhe disiplinën në klub, prandaj edhe largimi i tij nga Londra duket të jetë i pashmangshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi anglez “Daily Mail".

“Topçinjtë” në fakt ua kanë bërë më dije klubeve të mëdha se janë të gatshëm ta shesin ish-futbollistin e Borussia Dotmundit.

Këtë muaj, cili klub ta bën ofertën më të mirë, mund ta bëjë të vetin Aubameyangun.

Nuk përjashtohet mundësia që ai t’i bashkohet ndonjë klubi tjetër të Premierligës.