Icardi mund të shkëmbehet me Keanin

  • A.P /
  • 05 January 2022 - 15:20
Icardi mund të shkëmbehet me Keanin

Juventusi dhe Paris Saint-Germaini po mendojnë t’i ndërrojnë sulmuesit në afatin kalimtar të janarit

Juventusi dhe Paris Saint-Germaini mund t’i shkëmbejnë sulmuesit e tyre gjatë këtij muaji.

Me këtë rast, Mauro Icardi do të përfundonte tek “Zonja e Vjetër” e Moise Kean në “Parkun e Princave.

Për këtë siguron mediumi francez “Le Parisien”, përcjell “Gazeta Express”.

Icardi nuk po arrin të gjejë shumë hapësira në Paris dhe mund të rikthehet në Itali, ku e kishte arritur kulmin e karrierës.

Ai në Torino mund ta zëvendësojë Alvaro Moratan, i cili mund të përfundojë në Barcelonë.

Juve nuk ka para të mjaftueshme për ta blerë ish-futbollistin e Sampdorias dhe Interit.

Për këtë arsye, e ofron në këmbim të tij sulmuesin Kean, i cili ka luajtur mirë gjatë huazimit të tij në Francë. 

(Kosova Sot Online)