Australia e dëbon Novak Gjokoviqin

  • A.P /
  • 05 January 2022 - 22:45
Australia e dëbon Novak Gjokoviqin

Australia ia ka anuluar vizën tenistit Novak Gjokoviq, dhe synon ta dëbojë atë qysh nesër, ndërsa avokatët e tij pritet të apelojnë rreth këtij vendimi.

Si rezultat i apelimit të avokatëve të tij që pritet të ndodhë së shpejti, ekziston edhe një mundësi e fundit që tenisti të bëhet pjesë e garës.

“The Australia Open” fillon më 17 janar. Deri tash, tenisti ka qëndruar në Aeroportin e Melburnit, ndërsa babai i tij ka thënë se nëse tenisti serb dëbohet nga Australia, do të nisin protesta në rrugë.

“Po e mbajnë rob djalin tim. Nëse nuk e lirojnë atë për gjysmë ore, do të luftojmë kundër tyre në rrugë”, tha ai. 

Tenistit serb nuk u lejua të futet në Australi për shkak se ekipi i tij ka aplikuar për vizë të gabuar, sipas mediave australiane.

Në këtë ngjarje është përfshirë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq. Ky i fundit ka thënë se Serbia do të luftojë për Novak Gjokoviqin. “I thashë Novakut tonë se e gjithë Serbia është me të dhe se autoritetet tona po marrin të gjitha masat për të ndalur ngacmimet e tenistit më të mirë në botë në një kohë sa më të shkurtër. Në përputhje me të gjitha normat e së drejtës publike ndërkombëtare, Serbia do të luftojë për Novak Gjokoviqin, për drejtësinë dhe të vërtetën”, ka shkruar Vuçiq


(Kosova Sot Online)