Paqueta mund të përfundojë në PSG

  • A.P /
  • 06 January 2022 - 14:56
Paqueta mund të përfundojë në PSG

Futbollisti brazilian është objektiv i gjigantit francez qe një kohë të gjatë

Paris Saint-Germaini e ka rikthyer interesimin për Lucas Paquetan.

Gjiganti francez synon ta përforcojë mesfushën për sezonin tjetër.

Dhe, mediumi francez “L’Equipe” zbulon se objektiv kryesor i klubit nga “Parku i Princave” është futbollisti i Lyonit

24 vjeçari është lojtar i veçantë pasi ka tipare dhe aftësi ofanzive dhe defanzive.

Ish-futbollisti i Milanit ka qenë i involvuar në 9 gola nga 17 ndeshje në Ligue 1 këtë sezon deri tash. 


(Kosova Sot Online)