“Dera për të është e hapur”, Conte e fton Eriksenin të stërvitet me Tottenhamin

  • A.P /
  • 09 January 2022 - 11:29
“Dera për të është e hapur”, Conte e fton Eriksenin të stërvitet me Tottenhamin

Christian Eriksen është ftuar nga Antonio Conte që të stërvitet me ish-klubin e tij, Tottenhamin.

Danezi ka punuar mjaft, teksa kërkon rikthimin në futboll.

Erikseni ka zbuluar ambicien e tij për të luajtur sërish dhe të jetë i gatshëm për Kampionatin Botëror.

Ai pësoi një sulm në zemër gjatë Kampionatit Evropian dhe që atëherë ai nuk ka luajtur më.

“Për Christian, dera do të jetë gjithmonë e hapur. Ta shoh atë të gatshëm për të luajtur sërish, është lajm i madh”, deklaroi Conte. 


(Kosova Sot Online)