Vojvoda e fillon me asist Vitin e Ri

  • A.P /
  • 10 January 2022 - 17:51
Vojvoda e fillon me asist Vitin e Ri

Mbrojtësi anësor i Kosovës, Mërgim Vojvoda ka startuar sot në ndeshjen kundër Fiorentinës në kuadër të Serie A

Kosovari ja ka filluar mirë këtë vit, pasi që asistoi në golin e parë të skuadrës vendase.

Goli për Torinon erdhi në minutën e 19-të.

Vojvoda e shfrytëzoi mirë një gabim të mbrojtjes vendase duke krosuar dhe gjetur për mrekulli WIlfred Singom, i cili shënoi gol të bukur me kokë.

Torino është duke fituar 2-0, derisa goli i dytë erdhi nga Brekalo pas asistimit të Sasa Lukic pesë minuta më vonë se goli i parë. 

(Kosova Sot Online)