Cristiano më në fund thyen heshtjen për trajnerin, Rangnick

  • S.A /
  • 13 January 2022 - 10:11
Cristiano më në fund thyen heshtjen për trajnerin, Rangnick

‘Nuk e do në skuadër’, ‘Nëse ai qëndron atëherë Ronaldo largohet’, janë titujt e shumtë të mediave angleze që prej ardhjes së Ralf Rangnick, kinse nuk e do CR7. Por, Crisitano Ronaldo duket se ka krejt një tjetër mendim, duke përgënjeshtruar kështu thashethemet së fundmi, se nuk i ka raportet mirë me trajnerin e ri. Përkundrazi, ai beson se ardhja e Rangnick ka ndryshuar Unitedin, vetëm se i duhet pak më shumë kohë atij. “Që kur ai ka ardhur, disa javë më parë, ka ndryshuar shumë gjëra”, tha Ronaldo për Sky Sports. “Por ai ka nevojë për kohë që t’ua përcjellë idetë e tij lojtarëve”.

“I duhet kohë, por besoj se do të bëjë punë të mirë. E dimë se nuk po luajmë futbollin më të mirë, por kemi shumë ndeshje para për t’u përmirësuar”.

“Që kur ai ka ardhur, besoj se deri në njëfarë pike jemi më mirë, por atij i duhet kohë. Nuk është lehtë të ndryshosh mentalitetin e lojtarëve dhe mënyrën e të luajturit., kulturën, sistemin e lojës e gjëra tjera. Besoj se do të bëjë punë fantastike”.

Pas 21 xhirove në Premierligë, United renditet në vendin e tetë me 21 pikë, 22 më pak se lideri, Manchester City. 

(Kosova Sot Online )