Zbatimi pa vonesë i ligjit për shqyrtimin e ligjshmërisë së pasurisë së fituar me abuzim të pushtetit dhe konfiskimin e saj është hapi më i rëndësishëm për konsolidimin e shtetit dhe luftimin e kriminalitetit!

Arsim Haziri

  • 13 January 2022 - 07:43

Shkruan: ANALISTI – Arsim Aziri

Kthimi i pasurisë së pajustifikueshme, duhet t’i kthehet urgjentisht shtetit, dhe vetëm një përkushtim i tillë institucional, duke qenë natyrisht edhe si derivat i fuqizimit të ligjit, mund të sjellë dimension barazie në shoqërinë tonë. Vendi ynë, prej kohës është karakterizuar me diferencime enorme në mes kategorive, disa kanë ndjekur nevojat e disa dëshirat dhe kjo logjikë ka krijuar ndarje të thella e të kushtueshme, veçanërisht për ato me ekonomi të dobët.

-Ardhja e pushtetit progresiv dhe implementimi I shtetit ligjor ka qenë kërkesa e kahmotshme e gjithsecilit, për të krijuar kushte për jetesë të barabartë dhe pa diferencime. Ligji për shqyrtimin e pasurive, dhe orientimin e saj në justifikueshmëri, është ndër hapat më të rëndësishëm për konsolidimin e shtetit, në mënyrë për te parandaluar dallime të mëdha, njëkohësisht edhe kthimin e pasurisë në arkën e shtetit.

Mendoj se kjo qeveri është duke bërë punë të mira, për shkak se nuk është duke e keqpërdorur paranë publike. Ky është hapi më bazik njëherit edhe njëri prej parakushteve esenciale për qeverisje të mirë dhe stabile dhe përfundimisht në shërbim të mirëqenies sociale.

Qeveria Kurti ndoshta edhe mund të bëjë gabime gjatë qeverisjes së saj, që edhe mund të konsiderohet normale, mirëpo hapat që i ka ndërmarrë konsistojnë për shtet të së drejtës, social dhe mbi të gjithë vendose të traseve për sundim të ligjit dhe dominim të rregullit konvencional.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".