Nadal sërish kundër Djokovic, dërgohet në mbajtje

  • S.A /
  • 15 janar 2022 - 10:54
Nadal sërish kundër Djokovic, dërgohet në mbajtje

Rafael Nadal edhe njëherë ka folur për situatën e Novak Djokovic, të cilit nuk i lejohet hyrja në Australi dhe të luajë në Australian Open për shkak të mos vaksinimit.

Nadal edhe njëherë ia ka bërë të qartë Djokovicit se vaksina është rruga e duhur kundër COVID-19.

Australia nuk lejon shtetas të huajë të hyjnë në territorin e saj nëse nuk janë të vaksionuar dhe për këtë viza i është anuluar dy herë Djokovicit, që këtë të dielë do të bëjë ankesën e fundit para se të hënën të nisë Australian Open.

“Tenisi nuk është më i rëndësishëm se situata botërore. Nëse ka ndonjë zgjidhje, është vaksina”, tha Nadal.

“Ju them një gjë, është shumë e qartë që Novak Djokoviç është një nga lojtarët më të mirë në histori, pa dyshim. Por nuk ka asnjë lojtar në histori që është më i rëndësishëm se një ngjarje, apo jo? Lojtari luan një kohë dhe pastaj largohet dhe lojtarët e tjerë vijnë. Askush, madje as Roger (Federer), Novak (Djokovic), unë, Bjorn Borg, i cili ishte i mrekullueshëm në atë kohë, tenisi vazhdon. Australian Open është shumë më i rëndësishëm se çdo lojtar. Nëse ai luan më në fund, është mirë. Nëse jo, Australian Open do të jetë një turne i mrekullueshëm me ose pa të”. Djokovic është dërguar sërish në mbajtje deri te një vendim të radhës, nëse do të lejohet të luajë në Australian Open apo përfundimisht, do të detyrohet të largohet nga Australia.

(Kosova Sot Online )