Skenaristët e bllokimit të Ligjit Vetting nuk duhet lejuar për të depërtuar në kupolën drejtuese të Prokurorisë së shtetit!

Skenaristët e bllokimit të Ligjit Vetting nuk duhet lejuar për të depërtuar në kupolën drejtuese të Prokurorisë së shtetit!

Hajrullah Tërnava

  • 15 January 2022 - 09:02

Shkruan: ANALISTI – Hajrullah Tërnava

Në bazë të përvojave të deritanishme të institucioneve që e luftojnë krimin në përgjithësi, sikur që janë edhe KPK dhe KGJK, është e mundshme që të ketë insistime që në këto institucione të ketë individ nga e kaluara e dështuar dhe ndikuar nga grupet e ngushta të interesit, për ta ruajtur ndikimin e tyre, e që do të tentojnë të jenë të emëruar në këto institucione. Mirëpo tash është momenti që të fillon pastrimi. Sipas mundësisë, ata persona që e vazhdojnë prapë punën në po ato institucione duhen të përzgjidhen vetëm ata që e meritojnë dhe që janë treguar deri tash profesionalisht të suksesshëm dhe të pa anshëm në punën e tyre të deritashme.

-Krimi i organizuar nuk dorëzohet me lehtësi, prandaj mund të ndodhë që edhe në këto ndryshimet e filluara në KPK dhe KGJK, me fazën e riemërimeve të reja nëpër pozitat kyçe, të bëhen përpjekjet e fundit për ri pozicionim të ish strukturës së instaluar përgjatë dekadave të kaluara nga politika e inkriminuar, me qëllim të sabotimit dhe pamundësimit të zbatimit të ligjit Vetting i cili sado që mundë të vonohet, pritet të miratohet dhe hyn në fuqi për zbatim gjatë këtij viti në vazhdim.

Sipas vendimit më të ri të KPK-së, është vendosur që të shpallet konkursi për Kryeprokuror të Shtetit, pasi që kreut aktual të KPK-së Aleksandër Lumezit i është ofruar fundi i mandatit, dhe ai i përfundon edhe 3 muaj. Ky vendim i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), është marr në takimin e parë të mbajtur për vitin 2022. Aleksandër Lumezit, i cili aktualisht ushtron këtë pozitë, i përfundon mandati më 21 prill 2022. Tani kur e kemi përvojën e së kaluarës, tani duhet të punohet që në ato poste të emërohen vetëm njerëz të aftë që i zbatojnë ligjet e Kosovës, dhe që punojnë vetëm për interesin e shtetit të Kosovës.

Nuk duhet lejuar për të depërtuar njerëz që paraqesin rrezik për vazhdimin e traditës së kaluar të sistemit të kapur të drejtësisë sepse dihet ashiqare që do të ketë intenca që të emërohen edhe njerëz nga formacionet e deritashme të vazhdimit të traditës së kaluar që në këtë pozitë të instalohet përsëri ndonjë nga kandidat e preferuar që në të kaluarën ja kanë bërë avokatinë e fuqishme dhe mbrojtjen nëntokës mafioze dhe krimit të organizuar. KPK-ja përveç shpalljes së konkursit, të njëjtën ditë ka themeluar edhe Panelin Vlerësues për poentimin e kandidatëve që aplikojnë për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Paneli do të kryesohet nga kryesuesi i KPK-së. Po ashtu është formuar edhe Komisioni për Rishqyrtim të kundërshtimeve të kandidatëve ndaj procesit të poentimit, në përbërje të të cilit janë përzgjedhur po ashtu anëtarët e KPK-së. Sidoqoftë, në krejt këtë proces gjithsesi se duhet të ketë një rol më aktiv në s për mbikëqyrje edhe Ministria e drejtësisë, bazuar në hapësirën e garantuar ligjore dhe kushtetuese, pa e cenuar pavarësinë e garantuar me ligjet në fuqi për vendimmarrje në KPK, në mënyrë që ky proces të jetë sa më transparent, zgjedhje të personit kredibil dhe profesionistë, në mënyrë që edhe reforma që do të zhvillohet, të ketë mbështetjen nga KPK dhe KGJK- dhe jo të ketë qasje bllokuese e kundërshtuese sikur që po ndodhë me përbërjen e tashme të KPK-së duke e bojkotuar grupin punues për finalizimin e amendamentimit të ligjit Vetting.

Po ashtu emërimi i personit adekuat në krye të KPK-së ka peshë akoma më të madhe pasi që Konform Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, mandati i Kryeprokurorit të ri të Shtetit do të jetë shtatëvjeçar, pa mundësi të riemërimit, prandaj në këto përzgjedhje të personaliteteve në fjalë, rol më aktiv duhet të ketë Ministria e Drejtësisë, dhe sipas mundësisë edhe ky institucion të spastrohet nga ata njerëz që nuk e meritojnë të punojnë në ato institucione, së paku kur mundë të sigurohen argumentet dhe faktet e suksesshme të atyre individëve të deritashëm, apo mangësitë e tyre të kësaj periudhe të deritashme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".