Kumbulla e falënderon Mourinhon

  • S.A /
  • 17 January 2022 - 11:52
Kumbulla e falënderon Mourinhon

 

Marash Kumbulla e ka falënderuar Jose Mourinhon për këshillat, pas një paraqitjeje të mrekullueshme në fitoren e Romës 1:0 ndaj Cagliarit të dielën.

Blerja e re Sergio Oliveira shënoi nga penalltia në debutimin e tij në pjesën e parë në Stadiumin Olimpi, gol që doli të ishte i mjaftueshëm që Roma ta mposhte 1:0 Cagliarin. Përfaqësuesi i Shqipërisë Kumbulla luajti 90 minuta të plotë në këtë fitore, duke e bërë një paraqitje shumë të mirë, për të cilën mori lëvdata të mëdha nga trajneri portugez.

“Jam i lumtur, vij nga një periudhë ku nuk luaja shumë dhe kam pasur vështirësi por falë bashkëlojtarëve dhe trajnerit, i cili më ka dhënë shumë këshilla, gjithmonë kam dhënë gjithçka nga vetja në stërvitje për të qenë i gatshëm”

21-vjeçari, i cili ka marrëveshje me Romën deri në vitin 2025, i ka bërë 13 paraqitje në të gjitha garat deri tani këtë sezon, apo ka luajtur 677 minuta.

Në ato ndeshje, ai i mori katër kartonë të verdhë dhe i ndihmoi ekipit të mos pësojë gol në gjashtë ndeshje.

Përfaqësuesi i Shqipërisë po e fiton besimin e Mourinhos dalëngadalë. Ai luajti vetëm pak minuta pas 11 ndeshjeve të para të sezonit, por ai i ka bërë shtatë paraqitje që prej fillimit të nëntorit.

(Kosova Sot Online )