
Shpërthim pranë shtëpisë së Armand Dukës

Një shpërthim i fortë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen qendrore të Durrësit.
Burime bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur pranë shtëpisë së Armand Dukës. Policia ka mbërritur në vendngjarje.
Vetëm kreu i FSHF-së është nisur me urgjencë nga Tirana drejt banesës së tij.
Lajmi është dhënë gjatë kohës kur Blend Fevziu po fliste në emisionin Opinion.
Paraprakisht raportohet se nga shpërthimi ka dëme materiale, kryesisht në portën e jashtme të shtëpisë. Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar.
(Kosova Sot Online)