Tottenhami po i diskuton detalet e fundit për transferimin e Kulusevskit nga Juventusi

  • A.P /
  • 28 January 2022 - 18:50
Tottenhami po i diskuton detalet e fundit për transferimin e Kulusevskit nga Juventusi

Tottenham e ka rikthyer interesin e tyre për Dejan Kulusevski dhe ata tani janë duke punuar për të gjetur një marrëveshje me Juventusin

Spurs kanë pasur një afat të vështirë gjatë janarin pasi dështuan për të siguruar shërbimet e Adama Traores dhe Luis Diazit, kështu që ata janë kthyer të atë që në fillim e kishte kërkuar drejtori sportiv, Fabio Paratici.

Siç ka raportuar The Athletic, Tottenham për momentin janë në bisedime me Juventusin derisa ata po shikojnë arritjen e një marrëveshje, e cila  do të ishte marrëveshje për huazim me opsionin e blerjes ose jo blerjes.

Raportet e fundit thonë se Juventusi dëshiron një marrëveshje huazimi për 18 muaj me obligim blerjen për 35 milionë euro, gjë e cila edhe e largoi interesimin e Milanit për të.

Paratici dhe Conte janë fansa të mëdhenj të Kulusevski dhe besohet që ai është lojtari i duhur për ta përforcuar sulmin e Tottenhamit, të cilët sivjet po vuajnë në sulm edhe nga forma jo e mirë e Harry Kane. 

(Kosova Sot Online)