Zyrtare: Caicedo është i Interit

  • E.K /
  • 29 January 2022 - 16:17
Zyrtare: Caicedo është i Interit

Felipao Caicedo edhe zyrtarisht është lojtar i Interit.

33-vjeçari është marrë në formë huazimi deri në fund të sezonit nga Genoa.

Raportohet se është përfshirë në kontratë edhe klauzola e blerjes, por Interi nuk ka konfirmuar diçka të tillë.

Caicedo ishte kërkesë e Simone Inzaghi të cilët kanë punuar së bashku te Lazio, raporton Gazeta Express.

Caicedo është trasnferimi i dytë për Interin në afatin e janarit, pasi ditë më parë u ble edhe Robin Gosens nga Atalanta. 

(Kosova Sot Online)