Liverpooli e transferon Luis Diazin

  • A.P /
  • 30 January 2022 - 14:03
Liverpooli e transferon Luis Diazin

Klubi anglez, Liverpool ka zyrtarizuar transferimin e Luis Diaz nga FC Porto.

25-vjeçari ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me Reds pasi ka kaluar testet mjekësore dhe ka finalizuar kushtet personale.

Diaz do të arrijë në Merseyside pasi të ketë përfunduar detyrën ndërkombëtare me Kolumbinë, e cila përballet me Argjentinën në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës në Kordoba të martën në mbrëmje.

Ai i bashkohet Liverpool-it pas dy sezonesh e gjysmë me FC Porto, ku bëri 125 paraqitje dhe shënoi 41 gola dhe do të veshë fanellën nr.23.

(Kosova Sot Online)